Istogu transferon Arifajn

09 qershor 2021 | 20:26

Skuadra e Istogut ka njoftuar se e ka transferuar sulmuesin Granit Arifaj.

Arifaj ka luajtur edhe me parë për Istogun, derisa ka luajtur edhe për Onixin, Drenicën, Hajvalinë, Dukagjinin dhe Feronikelin.

Njoftimi i plotë i Istogut:

✍️ Zyrtare: Istogu transferon sulmuesin Granit Arifaj

Football Club Istogu me kënaqësi ju njofton se sot ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me sulmuesin e njohur Granit Arifaj.

Sulmuesi Arifaj sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Graniti luan në rolin e qendërsulmuesit, është 30 vjeçar dhe ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.

30 vjeçari ka qenë pjesë e Istogut në sezonin 2014-2015, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Onix Banja.

Në të kaluarën Graniti ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera kosovare si: Drenica, Feronikeli, Dukagjini, Hajvalia dhe Onix Banja.

I dëshirojmë mirëseardhje Granitit në klub, duke i uruar shumë suksese!

#FCIstogu ?⚪️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Bujari, Krenare Sogojeva – Dërmaku dhe Edon Myftari, janë…