Istogu transferon mesfushorin Donart Sheqerolli

02 shtator 2025 | 16:12

Skuadra e Istogut e ka transferuar mesfushorin me përvojë të madhe, Donart Sheqerolli. Ky i fundit ka luajtur për Besën e Pejës, derisa ishte pjesë edhe e Feronikelit, Vëllaznimit, Lirisë dhe Suharekës.

“FC Istogu me kënaqësi ju njofton se sot ka transferuar mesfushorin, Donart Sheqerolli. Sheqerolli transferohet në Istog nga Besa e Pejës, ndërsa më herët ka luajtur për shumë skuadra të njohura kosovare: Feronikeli, Vëllaznimi, Liria dhe Suhareka. Donarti është 30 vjeçar, luan si mesfushorë qendror dhe pritet që ti ndihmojë mjaft shumë repartit të mesfushës. Ne jemi të lumtur që kemi nënshkruar kontratë me mesfushorin Donart Sheqerolli!”, thuhet në njoftimin e Istogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Pejës, Edonjeta…