Istref Elezaj në CEV U16 Kampionatin Evropian në Armeni

28 korrik 2025 | 13:36

Gjyqtari kosovar Istref Elezaj po shkëlqen në CEV U16 Kampionatin Evropian të djemve që po zhvillohet në Jerevan të Armenisë, Që nga dita e parë, Elezaj po ndan drejtësinë në fushë, duke gjykuar ndeshjen Letonia-Sllovenia së bashku me suedezin Magnus Hagstrom.

Me 5 ndeshje të gjykuara në mesin e elitës evropiane, dhe dy prej tyre si gjyqtar kryesor, Elezaj ka treguar nivel të lartë profesionalizmi. Kujtojmë se ai është gjyqtari i parë nga Kosova që ka marrë thirrje nga FIVB. Kampionati i 16-vjeçarëve përfundon më 3 gusht 2025 me finalen e planifikuar në atë datë, kurse pritet që Elezaj të vazhdojë të jetë pjesë e ndarjes së drejtësisë në ndeshjet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 27 korrik, 16 vjet më parë, Moratti dhe Laporta…