Isuf Haliti me numrin 2 në listën e PDK-së për Gjakovën: Do të jem zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen

03 tetor 2025 | 13:55

Veprimtari i njohur,  Isuf Haliti, kandidat për asamblist nga radhët e PDK-së në Gjakovë, ka bërë me dije se përfshirja e tij në zgjedhjet e 12 buron nga dëshira për të qenë zë i qytetarëve të zakonshëm.

“Unë besoj se politika lokale duhet të jetë në ngritjen e kualitetit të jetës. Kandidimi im buron nga dëshira për të qenë një zë i qytetarëve të zakonshëm, për të ngritur çështjet e përditshme që na prekin të gjithëve, për të punuar me sinqeritet dhe përkushtim për një Gjakovë më funksionale, më të drejtë dhe më të zhvilluar”, ka thënë Haliti.

Ai është zotuar se nëse merr besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Gjakovës do të jetë zëri i të gjithë atyre të cilët nuk dëgjohen shpesh.

Në këtë kontekst, Haliti ka thënë se Gjakova meriton përfaqësim të dinjitetshëm.

“Do të jem zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen. Do të punoj për një asamble ku fjala e qytetarit të ketë peshë, ku vendimet të merren në interes të përbashkët.  Gjakova e meriton këtë përkushtim. Gjakova e meriton një asamble të dinjitetshme. Dhe unë jam i gatshëm të jap kontributin tim në këtë rrugëtim”, është shprehur Haliti.

May be an image of 1 person, suit, wrist watch and text that says 'MAMIRE MA PERKOMUNỄN KOMUNEN #PDK191 #P HALIT HALIT ISUFI KANDIDAT ASAMBLEKOMUNALE ASAMBLE KOMUNALE #2 #2'

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës,…