
Isufaj dhe Munishi pajtohen për forcimin e luftës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit
12 qershor 2025
| 16:07
Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj.
Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe hetimin e rasteve të profilit të lartë në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.
Palët kanë rënë dakord për intensifikimin e koordinimit, shkëmbimin e informatave në kohë reale dhe mbështetjen e kapaciteteve për të rritur efikasitetin në ndjekjen penale të këtyre rasteve.
Munishi dhe Isufaj kanë theksuar rëndësinë e veprimit të përbashkët për të siguruar sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e integritetit institucional, duke mbrojtur financat publike dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.