
Isufaj i përgjigjet Kurtit: Jam i sigurt që (Kurti) nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme
28 korrik 2025
| 09:02
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrin në detyrë Albin Kurti se ai s’e ka fituar asnjë rast në Gjykatë.
“Nivel i ulët më duket me i komentu këto në karrierën time nga vitit 2010 jam prokuror dhe vazhdimisht kam qenë prokuror i krimeve të rënda, për mos me ekzagjeru në karrierën time minimum mund të jenë rreth 300 aktakuza që i kam ngrit, nashta pak ma shumë ose më pak, me dijeninë time 6 i kam të refuzuara gjatë gjithë karrierës”, tha ai.
Ai tha se kjo është lehtë e verifikueshme.
“As që po më intereson a e din a s’e din. Jam i sigurt që nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme. Sepse po të shërbehej me fakte, ai s’ish dashtë me thënë kështu”, tha Isufaj në KallxoPernime.