Isufi: Roli i Kuvendit në dialog, i domosdoshëm

26 korrik 2018 | 17:28

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, gjatë debatit parlamentar për dialogun me Serbinë, ka thënë se roli i Kuvendit në këtë proces është i domosdoshëm.

Ai ka thënë se partitë politike duhet të jetë të bashkuar rreth pozicionit të Kosovës në këtë proces.

“Duhet të jemi të bashkuar rreth pozicionit të Kosovës. Prandaj ne si AAK do të përkrahim rezolutën e cila unifikon qëndrimin tonë”, ka thënë Isufi.

Isufi ka thënë se e vetmja temë që mund të diskutohet në dialog është normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës U20 në hendboll fitoi bindshëm me rezultat…