Itali, 323 viktima e 2,086 raste të reja në 24 orë

29 prill 2020 | 19:45

Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë Covid 19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 323 viktima e 2,086 raste më shumë.

Numri total i viktimave sot ka arritur në 27,682 e numri i të infektuarve në 203,591.

Persona aktual pozitiv me koronavirus janë 104,647, duke regjistruar një ulje me 548 raste më pak së një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 2,311 pacientë të shëruar më shumë e numri total ka arritur sot më 71,252.

Në ditën e sotme autoritetet italiane regjistrojnë 68 pacientë më pak në repartet e terapisë intesive e 513 pacientë më pak të shtruar në struktura spitalore.

Italia ka kryer deri më sot 1,910,761 tampone ndaj 1,313,460 personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin për shkak se është…