
Itali: Shemben varrezat, mbi 200 arkivole përfundojnë në det
23 shkurt 2021
| 14:21
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytezë në Liguria të Italisë, Camogli, ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave varrezat janë shembur dhe kanë përfunduar në det.
Nga raportimet e bëra thuhet se mbi 200 arkivole përfunduan në det, ku disa prej tyre u shkatërruan ndërsa disa të tjerë janë mbledhur nga forcat e emergjencës.
Banorët treguan për mediat italiane se dëgjuan rrëshqitjen e tokës dhe menjëherë vrapuan drejt varrezave që po binin në det.
Disa prej tyre u shprehën se ishin të zemëruar dhe se autoritetet duhet të kishin parandaluar këtë ngjarje./oranews/