Itali | Vajza 17-vjeçare vret nënën, pas sherrit në orën 3 të natës

02 janar 2023 | 18:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në një provincë të Palermos në Itali.

Një vajzë 17-vjeçare ka vrarë nënën e saj. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është 55-vjeçarja Teresa Spano, mësuese në një shkollë fillore, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj.

Pas marrjes në pyetje, vajza e saj e mitur pranoi krimin e rëndë dhe rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj.

Vrasja ishte epilogu tragjik i një sherri që kishte filluar mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe së hënës.

17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar trajnerin e ri të…