Italia feston Ditën Kombëtare, KFOR-i vlerëson kontributin e saj në Kosovë

02 qershor 2025 | 08:44

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Italinë me rastin e Ditës Kombëtare të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, KFOR thekson kontributin e rëndësishëm të Italisë si një nga 33 shtetet pjesëmarrëse në këtë mision ndërkombëtar.

“Italia është një nga 33 vendet që kontribuojnë me trupa në misionin KFOR. Gëzuar Ditën Kombëtare, aleatëve tanë italianë. #MëTëFuqishëmSëBashku”, thuhet në njoftim.

Italia ka një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë që nga fillimi i misionit KFOR, duke qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj me trupa dhe mbështetje logjistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Samsunsporit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Kayserisporit në…