Italia fiton Eurovision 2021, Zvicra e treta ndërsa Shqipëria e 21-ta

23 maj 2021 | 11:50

Italia ka fituar Eurovision 2021. Pavarësisht se votat e konkurrentëve në këtë kompeticion nxorën në vend të parë Zvicrën, grupi Måneskin ka mundur të fitojë falë votave të publikut.

Grupi italian arriti të marrë 524 pikë, duke lënë në vend të dytë Francën me 499 pikë ndërsa Zvicra në vend të tretë me 432 pikë. Ky shtet përfaqësohej nga këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremaj ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears.

Ndërkohë Anxhela Peristeri ka qenë këngëtarja që ka prezantuar Shqipërinë. Ajo është vlerësuar me 35 pikë nga publiku duke dalë në vend të 21-të. “Karma” mori pëlqimin e publikut por dhe producentëve mjaft të njohur në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të jetë bartëse…