Italia fiton grupin

26 shtator 2022 | 23:32

Përfaqësuesja e Italisë në futboll do ta kërkoj titullin e kampionit në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Italia të hënën është kualifikuar në fazën finale të Ligës së Kombeve.

Italia e ka fituar Grupin 3 të Ligës A, duke mbledhur 11 pikë nga gjashtë ndeshje. Italia ka lënë prapa Hungarinë, që mblodhi dhjetë pikë.

Pikërisht Hungarinë e kanë mposhtur italianët të hënën në Budapest. Ndeshja vendimtare për vendin e parë në grup përfundoi 2:0 në të mirë të Italisë. Hungarisë do t’i mjaftonte edhe barazimi, por azurët ishin dominant.

Giacomo Raspadori shënoi për 1:0 në minutën e 27-të, ndërsa Federico Dimarco realizoi golin e dytë në minutën e 52-të.

Turneu final i Ligës së Kombeve do të luhet në qershor të vitit të ardhshëm, me shumë mundësi në Holandë. Pos Italisë e Holandës, në fazën finale është kualifikuar edhe Kroacia, ndërsa përfaqësuesja e fundit përcaktohet të martën. Çiftet gjysmëfinale përcaktohen me short.

Ky është edicioni i tretë i Ligës së Kombeve. Portugalia e kishte fituar edicionin e parë, ndërsa të dytin e fitoi Franca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka arritur të fitojë pastër me rezultatin 0-2 përballë…