Italia ‘fluturon’ në renditjen e FIFA-s

12 korrik 2021 | 16:11

Italia u shpall kampione e Evropës duke mundur Anglinë në finale në shtëpinë e këtyre të fundit në “Wembley”.

“Axurrët” kanë marrë një hov të pabesueshëm në vendin e futbollit botëror duke u ngjitur në vendin e katër në renditjen botërore të kombëtareve. Italia renditet pas Belgjikës, Francës dhe Brazilit dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme për Botërorin e ardhshëm pasi “axurrët” do të pozicionoheshin në vazon e parë për fazën e grupeve.

Në vitin 2018 Italia renditej në vendin e 20-të duke mos arritur të kualifikohej dot as në Kupën e Botës, por arkitekt Mançini transformoi skuadrën duke e shpallur kampione Evrope. “Axurrët” kanë fituar gjithashtu dhe një shumë të konsiderueshme nga turneu, plot 28. 2 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Abdullahu Nëse lexohen me vëmendje kushtet të cilat…