Italia ka një rekordmen të ri në garën e 100 metrave

14 maj 2021 | 08:36

Marcell Jacobs rishkruan historinë e atletikës italiane. Sprinteri 26-vjeçar, i lindur në Texas nga një nënë me origjinë italiane dhe një amerikan, ka arritur të thyejë rekordin e garës së 100 metrave duke e ndalur kronometrin pas 9 sekondash dhe 95 të qindat (era në favor 1,5 metra në sekondë) në mitingun e Savonës. Rekordi i mëparshëm i përkiste Fillipo Tortu  me 9”99 në vitin 2018, i cili kishte thyer Pietro Mennean (10”01) pas gati 30 vjetësh.

Jacobs, në fillim të marsit kishte arritur të fitonte medaljen e artë në garën e 60 metrave në Europianin Indoor në Torun. Në atë në atë rast, me performancën më të mirë botërore sezonale, kishte thyer edhe rekordin italian me kohën 6 ”47.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i shëndetësisë, Alain Berset, thotë se Zvicra do të…