
Italia mirëpret Modriqin, legjenda kroate: Pres sfida të mëdha
Lëvizja e parë e bujshme e Igli Tares bëhet më në fund zyrtare: Luka Modriq është futbollisti më i ri i Milan, me kroatin që menjëherë pas Botërorit për Klube zbarkoi në Milano duke firmosur kontratën e tij të re si “djall”. Modriq firmosi deri më 30 qershor 2026 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
Legjenda kroate do të mbajë të veshur fanellën me numrin 14. Pavarësisht moshës, transferimi i Modriq në Milano ka sjell entuziazëm në radhët e tifozëve, kjo për vetë faktin se konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij në 15 vitet e fundit.
Fituesi i “Topit të Artë” në 2018 shkroi historinë me Real Madrid ku në 13 vite me fanellën e bardhë zhvilloi 597 ndeshje, realizoi 43 golave dhe fitoi 28 trofe, mes tyre 6 Liga të Kampionëve. I lumtur për këtë aventure të re u shfaq edhe vetë lojtari: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, pres sfida të mëdha”.
Transferimi i tij në Serie A pushtoi faqet e para të mediave italiane. “Modriq firmosi. Është i arti i Milan”, shkruan “La Gazzetta dello Sport” në faqen e parë. “Mirëserdhe Picasso”, ishte titulli i përzgjedhur nga “Corriere dello Sport”. Me Modriqin tashmë të zyrtarizuar, Milani dhe Tare vijojnë punën për të tjerë objektivë. Tare nuk heq dorë nga Ardon Jashari, me mesfushorin me origjinë shqiptare që po bën gjithçka për t’iu bashkuar në Milano. Jashari refuzoi t’i bashkohet ekipit në grumbull duke ia bërë të qartë drejtuesve të klubit dëshirë e tij. Tare nuk ndryshon kur bëhet fjalë për para, oferta e tij e fundi prej 33 milionë euro kesh plus bonuse nuk ndryshon, por kjo ofertë nuk kënaq Club Brugges.