
Italia prezanton uniformat për në ‘Euro 2024’
14 mars 2024
| 16:35
Italia është rivali i parë i Shqipërisë në Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të nisin rrugëtimin emocionues në Gjermani 2024 pikërisht përballë kampionëve në fuqi të Evropës.
Sfidë e programuar për datën 15 qershor (21:00) në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Të kaltrit kanë prezantuar sot fanellat me të cilat do të garojnë në Evropianin e verës së ardhshme.
Në jakë shkruhet: “Italia të thërret” (varg i himnit kombëtar), ndërkohë që fanella e dytë, që do të përdoret në rastin ku djemtë e Spallettit do të jenë në transfertë.