Italia pro heqjes së Rusisë nga SWIFT-i

26 shkurt 2022 | 12:17

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se këtë të shtunë ka biseduar me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, ku ky i fundit e ka mbështetur heqjen e Rusisë nga SWIFT.

Gjithashtu, Zelensky tha se Draghi i ka ofruar Ukrainës mbështetje për ndihmë mbrojtëse.

“Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se sot është dita e tretë e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, ku deri më tani raportohet për mbi 3 mijë e 500 ushtarë rusë të vrarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia ka refuzuar të luajë ndeshen e play-off ndaj Rusisë…