
Italia publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e tetori
03 tetor 2025
| 16:53
Italia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit. Trajneri Gattuso ka përzgjedhur të besuarit e tij, ndërsa në prag janë ndeshjet me Estoninë dhe Izraelin.
Për herë të parë Gattuso ka vendosur të ftojë Nicolo Cambiaghin dhe Hans Nicolussi Caviglia. Në skuadër ndërkohë janë kthyer Matteo Gabbian dhe Brian Cristante, që mungon nga viti i kaluar.
Pritej një ftesë për Chiesan, megjithatë Gattuso nuk e ka parë si momentin e përshtatshëm.