Italia u bënë thirrje shtetasve të vet të largohen nga Irani

15 janar 2026 | 08:24

Italia ka përsëritur fuqishëm një apel për shtetasit e saj që të largohen nga Irani për shkak të situatës së sigurisë në shtetin aziatik, tha të mërkurën Ministria e Jashtme në Romë.

Kjo ministri tha se në Iran ndodhen rreth 600 italianë, shumica në zonën e kryeqytetit Teheran, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Janë më shumë se 900 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Italiane në rajon, përfshirë rreth 500 pjesëtarë personeli në Irak dhe 400 në Kuvajt, ku po zbatohen masa kujdesi paraprak për ta mbrojtur personelin ushtarak” – tha Ministria e Jashtme.

Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, drejtoi një takim të mërkurën me ambasadorë italianë dhe me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimeve të inteligjencës.

“Në këtë kontekst, u riafirmua pozicioni i Italisë për dënimin e palëkundur të shtypjes së dhunshme të protestave dhe shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut” – thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova shënon sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut ku më…