Italia zgjat kufizimet për hyrjet nga vendet e BE-së

05 prill 2021 | 15:25

Autoritetet italiane kanë shtyrë deri më 30 prill, afatin e mbajtjes në fuqi të masave për hyrjet nga jashtë, që u aplikuan për ditët e Pashkës.

Jo vetëm personat që hyjnë në Italia nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian por edhe nga shtetet e unionit do të duhet të qëndrojnë në karantinë 5 ditore dhe do të bëjnë dy tamponë një në hyrje dhe tjetri në përfundim të karantinës.

Nga e marta, Italia nuk do të jetë më zonë e kuqe siç ishte nga 2 prilli por do të rikthehet me sistemin e mëparshëm. Infektimet ditore vazhdojnë të jenë në nivele të larta në mbi 18 mijë raste.

Nga kjo e hënë, rihapen dyqanet dhe aktivitetet jo-jetike në pjesën më të madhe të zonave që kanë vuajtur bllokadën e ashpër gjatë javëve të fundit, me përjashtim të Selanikut.

Franca shënoi rekordin e infektimeve ditore për këtë vit me mbi 66 mijë raste, çka përbën njëkohësisht edhe shifrën e dytë më të lartë të gjithë periudhës së pandemisë.

Këtë të hënë qytetarëve u jepet një tjetër mundësi për t’u rikthyer nëpër shtëpi pas udhëtimit për pashkë që u lejua vetëm të premten, teksa i gjithë vendi vazhdon të jetë në karantinë kombëtare. Këtë 24-orësh, India shënoi rekord ditor me mbi 100 mijë infektime./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër…