Italianët refuzojnë ofertën e parë të Barcelonës për Bastonin
04 prill 2026
| 14:12
Barcelona ka dërguar një ofertë drejt Interit për mbrojtësin e tyre, Alessandro Bastoni.
Kataluansit janë të gatshëm t’i shpenzojnë 45 milionë euro për italianin, mirëpo një ofertë e tillë është refuzuar nga Interi, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave italiane, klubi i Serie A kërkon të paktën 60 milionë euro për 26-vjeçarin.
Bastoni është bërë një figurë kyçe në mbrojtjen e Interit që nga transferimi i tij nga Empoli dhe ka ndihmuar ekipin të arrijë rezultate të forta në Serie A dhe kompeticione evropiane.



