Italiani bën dasmë në hotelin luksoz të Vlorës, paguan me çek të falsifikuar

29 qershor 2021 | 23:15

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë.

Një çift, burri italian dhe gruaja shqiptare kanë zgjedhur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë duke paguar të gjitha shpenzimet me një çek fals.

Njoftimi është bërë nga hoteli që ata kanë zgjedhur për ditën e tyre të veçantë. Por nuk mbaron këtu. Për një javë rresht dasmorët janë akomoduar në këtë hotel. Ata paralajmërojnë se rasti do të referohet në polici.

Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek falso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!

Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!

Nëse ndokush e njeh,  mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar.

P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen  një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë,” thuhet në njoftim.\oranews.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…