Iu përmend emri nga “Freedom House”, Haradinaj: Kam punuar dhe punoj për sundimin e ligjit

20 prill 2022 | 20:07

Në raportin e fundit për demokracinë, të organizatës amerikane “Freedom House”, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, janë etiketuar si figura të lidhura me krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

“Figura kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krim të organizuar e korrupsion të nivelit të lartë, që kanë rol të madh në politikë dhe ndikojnë në vendosjen e liderëve kyçë”, thuhej në raport.

Haradinaj përmes një reagimi ka theksuar se sa ishte kryeministër por edhe tash, ka punuar dhe vazhdon të punojë për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

“Të dashur qytetarë,
U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im.
Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli është kualifikuar në finale të Ligës Unike,…