Zemaj: Mozomakeq, 15 vite pas pavarësisë ‘autorizohet’ një individ për të negociuar për rezervat e shtetit

24 gusht 2023 | 23:08

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar për keqpërdorimin me rezervat shtetërore.

Ai ka shkruar në “Facebook” se kjo qeveri është e mjerë.

Zemaj ka theksuar se 15 vite pas pavarësisë ‘autorizohet’ një individ që të negociojë për rezervat e këtij shteti edhe atë për një kontrat sekrete.

“Jeni të mjerë! Në çfarë pozite e keni vendosur shtetin e Kosovës. 15 vite pas pavarësisë ‘autorizohet’ një individ që të negocoj për rezervat e këtij shteti edhe atë për një kontrat sekrete. Kështu po thotë avokati i të arrestuarit për keqpërdorim me rezervat shtetërore! Mozomakeq”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e…