Izmaku: Ka mungesë totale të vullnetit politik, rrezikohet mandati i deputetëve

07 korrik 2025 | 11:38

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar se situata tashmë ka kaluar përtej aspektit juridik dhe procedural, dhe është bërë një çështje morale e mungesës së vullnetit politik nga liderët e partive politike parlamentare.

“Ju e dini që takimet tona kanë qenë publike edhe tani, nëse ndodhin ose në të ardhmen, do të bëhen publike. Po duket që nuk është më as procedurale, as juridike, por është më shumë morale. Ka mungesë totale të vullnetit politik të lidershipit të krejt partive të mëdha politike për të gjetur një zgjidhje. Nisma ka qenë dhe është që të krijohet një mazhorancë në tavolinë, pra të ndërtohet marrëveshje politike edhe të zgjidhen këto ngërçe politike”, ka thënë ajo.

Izmaku ka paralajmëruar se meqë Gjykata Kushtetuese ka vendosur afat 30-ditorë për konstituimin e Kuvendit dhe në rast të mosrespektimit të këtij afati mund të rrezikohet mandati i deputetëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka…