Izmaku: Kosova ndërtohet mbi vlera, dhe këto vlera nuk i tradhtojmë

01 dhjetor 2025 | 11:23

Pas aplikimit të Nisma-s në KQZ për tu certifikuar si subjekt politik për të garuar si e vetme për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka reaguar ish-deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku. Izmaku ka thënë se ‘me Fatmir Limajn, liderin që gjithmonë ka ditur të afrojë njerëz, të bashkojë mendime dhe të ndërtojë ura komunikimi, rruga jonë politike mbetet e drejtë, e matur dhe e përgjegjshme’. “Kosova ndërtohet mbi vlera, dhe këto vlera nuk i tradhtojmë.”, ka shkruar ndër tjera Izmaku.

“Sot, në këtë kohë sfidash të mëdha për vendin, kujtojmë se politika ka kuptim vetëm kur ndërtohet mbi vlera, mbi sakrificë dhe mbi tolerancë. Me Fatmir Limajn, liderin që gjithmonë ka ditur të afrojë njerëz, të bashkojë mendime dhe të ndërtojë ura komunikimi, rruga jonë politike mbetet e drejtë, e matur dhe e përgjegjshme. Ai është vlerë e gjallë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmi e sakrificës, qëndresës dhe dinjitetit që mbajnë themelet e lirisë sonë. Zgjedhjet që po vijnë janë më shumë se garë politike; ato janë provë e karakterit tonë si shoqëri. Qytetarët kanë nevojë për lidership që afron, dëgjon dhe bashkon, e këtë e gjejnë te vizioni dhe qasja e z. Limaj. Me ndershmëri dhe përkushtim do të vazhdojmë punën tonë për qytetarët. Kosova ndërtohet mbi vlera, dhe këto vlera nuk i tradhtojmë.”, thuhet në shkrim e Izmakut pasi Nisma do të garoj e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit, e që pritej që do të ketë një koalicion ose me LDK-në ose me PDK-në e Bedri Hamzës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të fundit për “CBS News”, talenti i Barcelonës,…