Izmaku nga Nisma u bën thirrje grave: “Ejani me ne”
Kandidatja për deputete nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar takime me gra dhe vajza, duke u bërë thirrje që t’i bashkohen angazhimit politik të kësaj force. Izmaku garon me numrin 2 në listën zgjedhore të Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Sot ndihem vërtet krenare për gratë dhe vajzat e Nisma Socialdemokrate. Për secilën që ka zgjedhur të besojë, të angazhohet dhe të mos heshtë.
Këto gra janë forca ime, janë shpresa ime dhe janë arsyeja pse besoj se politika mund të bëhet ndryshe – me ndjeshmëri, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin.
Kërkoj nga ju besimin, jo vetëm për ne si parti, por për gratë që e duan këtë vend dhe që janë gati të japin më të mirën”, ka shkruar Izmaku.
🟣 Ejani me ne
🟣 Besoni te gratë
🟣 Besoni në Nisma Socialdemokrate
#Krenari #GratëNëPolitikë #NISMA #Besim #mefatmirlimaj12



