
Izmaku: Nisma do ta ndihmojë krijimin e institucioneve pa asnjë kusht, vetëm të ketë shumicë parlamentare
24 gusht 2025
| 11:21
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se partia e saj është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve, pa vendosur asnjë kusht.
Ajo tha se Nisma do të mbështesë çdo shumicë që formohet nga partia fituese e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
“Në momentin që partia e parë e ka të mundur që të krijojë një shumicë, ne do të jemi aty pa asnjë kusht. Nuk ka të bëjë vetëm me Nismën që të jetë pjesë e partneritetit, por me secilën parti që VV bën një shumicë, Nisma do ta ndihmojë në krijimin e institucioneve”, tha Izmaku.