
Izmaku prezanton Bedri Dobrën, kandidatin e Nismës me numër 4, për asamblenë komunale të Vushtrrisë
Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve të listës zgjedhore nga partia e saj për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 12 tetor. Izmaku ka bërë të ditur se Bedri Dobra ka mbi një dekadë përvojë si shef dhe drejtor i Kadastrit në komunën e Vushtrrisë dhe se është kandidat në listën zgjedhore e që mbanë numrin 4 për asamblenë komunale.
Njoftimi i plotë i Izmakut:
Të dashur miq!
Sot kam kënaqësinë të prezantoj një mik e bashkëpunëtor të vjetër në rrugëtimin tim politik – Bedri Dobrën, kandidatin me numër 4.
I lindur në Drenicë, por i lidhur ngushtë me Vushtrrinë, Bedriu ka mbi një dekadë përvojë si shef dhe drejtor i Kadastrit në komunën tonë.
Ai ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në shumë projekte kapitale , nga përgatitja e dokumentacionit për fabrikën e ujësjellësit në Oshlan, tek shpronësimet për autostradën M2, digjitalizimi i sipërfaqeve të tokës dhe lirimi i pronave publike të sheshit të qytetit.
Sot, Bedriu punon në Ministrinë e Bujqësisë si shef në Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm.
Besoj fuqishëm se përvoja e tij, integriteti dhe lidhja e ngushtë me qytetarët do ta bëjnë një zë të fuqishëm në Asamblenë Komunale të Vushtrrisë.
Voto Bedri Dobra – Nr. 4