Izmaku: Takimi i djeshëm tregoi nevojën për komunikim politik më të gjerë

29 qershor 2025 | 11:25

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se takimi i djeshëm mes partive politike vetëm sa e ka theksuar edhe më shumë nevojën për një dialog më të gjerë politik.

Ajo tha se u pa edhe një formë hipokrizie, pasi parti që më herët kanë linçuar Fatmir Limajn për propozimin për tryezë të përbashkët, tash iu përgjigjën ftesës.

“Takimi i djeshëm vetëm e ka shpërfaqur edhe njëherë nevojën për komunikim më të zgjeruar politik, po ashtu e shfaqi edhe një hipokrizi. Ka subjekte politike të cilët na kanë linçuar edhe zoti Limaj për propozimet për nevojën që e diskutoi para tre muajsh për këtë tavolinë, të njëjtit i janë përgjigjur ftesës. Të besojmë të prodhojë diçka tjetër sepse ka qenë takimi i parë. Ne kemi pasur një votim për kandidaten, mirëpo në mungesë të shumicës parlamentare duhet konsensus. Nisma e ka shfaqur para tre muajve nevojën dhe gatishmërinë që duhet me ndihmuar vendin në këtë ngërç politik”, shtoi Izmaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka deklaruar se kryeministri Albin…