Izmaku: Vetëm edhe një javë për ndryshimin që e kërkon vendi

21 dhjetor 2025 | 10:34

Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 2 në listën e kësaj partie, ka bërë thirrje për vendim dhe ndryshim, një javë para ditës së votimit.

Në një postim të saj, Izmaku ka theksuar se 28 dhjetori paraqet një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, duke vënë në pah nevojën për bashkëpunim, dialog dhe vendosjen e interesit të qytetarëve mbi kalkulimet politike.

“Kanë mbetur edhe një javë nga data 28 dhjetor. Një javë për të bërë ndryshimin që vendi e kërkon. Mos harroni kush ka folur për bashkëpunim, kush ka zgjedhur dialogun mbi përçarjen dhe interesin e qytetarëve mbi kalkulimet politike”, ka shkruar Izmaku.

Ajo ka theksuar se ky ndryshim, sipas saj, udhëhiqet nga prania e liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në Kuvend, duke e cilësuar atë si një lidership bashkues dhe të besueshëm.

“Këtij ndryshimi i prin prezenca e liderit Fatmir Limaj në Kuvend, një lidership që bashkon, që mban fjalën dhe që di ta çojë vendin përpara. Tani është koha për vendim. Tani është koha për ndryshim”, ka shtuar Izmaku.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Xhevahire Izmaku garon me numrin 2 në listën e Nismës Socialdemokrate, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për, siç thotë ajo, një drejtim të ri politik në vend.

#meFatmirLimaj122

Xhevahire Izmaku ✅2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LV-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka…