Izmaku viziton kompaninë inovative më të madhen në Kosovë: Speex është shembull që beson në fuqinë e talentit vendas

11 tetor 2025 | 01:09

Xhevahire Izamku, kandidatja për kryetare të Vushtrrisë nga radhët e Nisma Socialdemokrate të Kosovës, ka vizituar kompaninë ‘Speex’ më të madhen inovative në Kosovë.

“Speex është shembull i një kompanie që beson në fuqinë e talentit vendas, duke krijuar vende pune cilësore, mundësi zhvillimi profesional dhe bashkëpunime ndërkombëtare që e bëjnë Kosovën pjesë të tregut global të teknologjisë dhe komunikimit.”, ka shkruar Xhevahire Izmaku.

“Nën shoqërimin e Site Manager-it, z. Driton Berisha, patëm kënaqësinë të vizitojmë një prej kompanive më inovative që vepron edhe në Kosovë, Speex, e cila numëron mbi 350 profesionistë në stafin e saj.

Speex është shembull i një kompanie që beson në fuqinë e talentit vendas, duke krijuar vende pune cilësore, mundësi zhvillimi profesional dhe bashkëpunime ndërkombëtare që e bëjnë Kosovën pjesë të tregut global të teknologjisë dhe komunikimit.

Faleminderit për mikpritjen dhe për modelin frymëzues të punës që promovon bashkëpunim, kreativitet dhe rritje!”, ka thënë ‘Xheva pë Vushtrrinë’

#XhevaPërVushtrrinë186 #186

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E lindur dhe e rritur në Gjakovë, Dr. Elvina Syla,…