Izmi Zeka emërohet shef i shtabit zgjedhor të PDK-së në Gjilan

26 gusht 2025 | 14:41

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan ka emëruar Izmi Zekën shef të shtabit zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit.

Sipas njoftimit për medie, ky vendim pasqyron rëndësinë që PDK-ja i kushton organizimit dhe mobilizimit në prag të fushatës zgjedhore, duke i besuar këtë detyrë një personaliteti me përvojë të gjatë në politikë dhe institucione shtetërore.

“Z. Izmi Zeka ka qenë për vite të tëra pjesë aktive e jetës politike dhe shoqërore në Kosovë, duke mbajtur funksione të ndryshme udhëheqëse dhe duke dëshmuar përkushtim ndaj proceseve demokratike dhe zhvillimit të vendit. Me emërimin e tij, PDK-ja e Gjilanit synon të forcojë strukturat e brendshme dhe të garantojë një fushatë dinamike, gjithëpërfshirëse dhe fituese, duke mbështetur kandidatin për kryetar të komunës, z. Riad Rashiti. Përvoja e gjatë e Izmi Zekës në politikë dhe institucione është një garanci shtesë për suksesin tonë në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai do të udhëheqë me profesionalizëm dhe përkushtim të madh punën e shtabit zgjedhor”, ka njoftuar dega e PDK-së në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Igor Simiq nga Lista Serbe ka propozuar për nënkryetar…