Izmi Zeka garon për Asamblenë Komunale në Gjilan: PDK po rikthehet për ta udhëhequr Gjilanin

15 gusht 2025 | 22:49

Izmi Zeka ka konfirmuar kandidaturën e tij për asamblenë komunale në Gjilan në kuadër të listës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Zeka do të jetë pjesë e listës së PDK-së, duke garuar me numrin 4 si kandidat për këshilltar komunal.

Me mbi dy dekada përkushtim dhe angazhim në shërbim të PDK-së, Zeka thotë se kjo parti po kthehet fuqishëm për të udhëhequr Gjilanin drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Ndjehem krenar që mbi dy dekada i kam shërbyer Partisë Demokratike me devotshmëri. Është një moment kur PDK-ja po kthehet për të udhëhequr Gjilanin. Është nder i madh të jem pjesë e një partie që prioritet ka zhvillimin, prosperimin dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Gjilanit”, ka shkruar Zeka.në Facebook.

Ai theksoi se kjo garë për të paraqet dy objektiva kyçe: Ndryshimin në qeverisje, dhe kthimin e qytetarit në vendimmarrje.

Zeka u bën thirrje qytetarëve të Gjilanit që të mbështesin vizionin e tij dhe të PDK-së për një qeverisje më të drejtë, transparente dhe të orientuar drejt nevojave reale të qytetarëve.

“Kërkoj votën tuaj për të realizuar një ndryshim cilësor që synon kushte më të mira dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, përfundoi ai, duke përdorur moton: #PDK #NaDuheshEdheTi #nr4.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avionë bombardues B-2 dhe avionë të tjerë luftarakë fluturuan…