Izmi Zeka: Luan Haradinaj, titani i luftës çlirimtare të Kosovës
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka përkujtuar në 22-vjetorin e rënies heroin Luan Haradinaj.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Luan Haradinaj ishte titani i luftës çlirimtare të Kosovës.
“Çdo ditë e historiografisë shqiptare është e mbushur me ngjarje të shumta sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme. Po më 6 maj të vitit 1997 në Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit për të kaluar kufirin Luan Haradinaj së bashku me bashkëluftëtarë bien në prit të forcave serbe. Në këtë ngjarje bie heroikisht Luani i cili ishte njëri ndër të parët që vuri themelet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kufirin shqiptaro shqiptar e ktheu në furnizim dhe mobilizim të ushtarëve. Prandaj sot para 22 viteve më parë titani Luan Haradinaj tregoi çartë se lufta për çlirim nuk ka alternative”, ka shkruar Zeka.
/Epoka e re/