
Izmi Zeka: Pajazit Zymeri nuk u ndal për dekada në shërbim të interesave kombëtare
Është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Pajazit Zymeri.
Me këtë rast, zyrtari i PDK-së, Izmi Zeka, ka shkruar se sot iku edhe një njeri i cili një jetë ia kushtoi Kosovës dhe shqiptarisë.
Zeka ka thënë se baca Pajazit Zymeri, si në mërgatë ashtu edhe në Kosovë ishte modeli se si duhet atdheu dhe se si luftohet për të.
“Iku sot edhe një njeri i cili një jetë ia kushtoi Kosovës dhe shqiptarisë.
Baca Pajazit Zymeri, njeriu i fjalës dhe pushkës nuk u ndal për dekada në shërbim të interesave kombëtare. Si në mërgatë ashtu edhe në Kosovë ishte modeli se si duhet atdheu dhe se si luftohet për të. Bac prehu i qetë në tokën që e deshe aq shumë. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra që bërë për ne dhe gjeneratat që do të vijnë”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.