
Izmir Smajlaj, president i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës
05 maj 2025
| 15:15
Izmir Smajlaj është presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ish atleti i famshëm kuqezi, është zgjedhur në krye të kësaj Federate, ku në fund konkurroi i vetëm pasi rivali i tij, Taulant Stermasi, ish presidenti i Federatës, u tërhoq nga gara.
Në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore ishin të pranishëm përfaqësues të KOKSH dhe Zv Ministri i Sporteve, Endrit Hoxha. Izmir Smajlaj merr në këtë mënyrë një mandat 4-vjeçar për të drejtuar Federatën e Atletikës.
Në këtë Asamble u votua edhe për kryesinë e Federatës së Atletikës e cila do të përbëhet nga Vaso Selenica, Emiljana Ciko, Gledis Hallunaj, Oltion Luli, Zhuje Bajko dhe Vladimir Gjonaj, ndërsa vihet re mungesa e atletes së famshme, Luiza Gegës.