Izolimet më të rrepta kanë rezultuar më pozitive për ekonominë

05 qershor 2020 | 09:51

Izolimet e rrepta si ato të praktikuara në Kinë – kur filloi shpërthimi i koronavirusit janë më të mira për ekonomitë sesa izolimi me hark kohor më të gjatë, apo mesatar si në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende europiane, sipas një studimi të ri ndërkombëtar.

Izolimet më të shkurtra por më të rrepta nuk i shkaktojnë aq shumë dëme bizneseve sa mendohej.

Nëse pandemia kthehet, një izolim i dytë do të dëmtojë ekonomitë edhe më shumë, zbuloi ekipi i drejtuar nga ekonomisti Dabo Guan nga Universiteti Tsinghua në Kinë

“Ndërsa parashikimi i kostos së vërtetë i izolimeve nuk është i mundur në këtë fazë, hulumtimi ynë zbulon që izolime me afat kohor të shkurtër dhe më të rrepta minimizojnë ndikimin në zinxhirët e furnizimit, ndërsa gradualisht lehtësimi i kufizimeve gjatë një viti mund të jetë gjithashtu më pak shqetësues sesa ngritja e shpejtë e kufizimeve e ndjekur nga një izolim tjetër, “tha Guan në një deklaratë.

Ekipi simuloi tre lloje të izolimit: një izolim i rreptë në të cilin 80% e udhëtimeve dhe punës mbyllen, të ngjashme me atë që bëri Kina; një izolim mesatar me një ulje 60% në punë dhe udhëtime, të ngjashme me atë që bëri SH.B.A.; plus një e tretë, izolim i lehtë deri në 40%.

Një lehtësim gradual i kufizimeve për një vit do të minimizonte dëmtimin e zinxhirit global të furnizimit, thanë ata. Por nëse virusi do të rishfaqej gjatë vjeshtës, duke detyruar një rikthim të izolimit kostot për ekonominë do të përkeqësoheshin.

Situata do të jetë edhe më e keqe ndodh një izolim i dytë global. Një izolim i koordinuar global do të rritë kostot me 33% – por nëse vendet thjesht lëvizin vetë, kostot do të rriten me 57%, sipas studimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati dhe eksperti amerikan i Këshillit Atlantik, Daniel Fried, tha…