Izolohet presidenti i Parlamentit Evropian, shkak Covid-19

08 tetor 2020 | 23:22

Pallatet e institucioneve evropiane nuk i shpëtojnë valës së dytë të përhapjes të koronavirusit në kontinent, duke prekur edhe figurat më të rëndësishme.

Presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli, gjendet në izolim pasi një bashkëpunëtor i afërt ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

“Kam qenë në kontakt me një bashkëpunëtorin tim që rezultoi pozitiv. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, shkruan vetë Sassoli, raporton ATSh.

Sipas disa burimesh, presidenti i Parlamentit Europian ka kryer një tampon që ka rezultuar negativ, por sipas ligjit belg duhet të izolohet gjithsesi për një javë, deri në dhjetë ditë.

Ish-gazetari i njohur italian ka hyrë në detyrën prestigjioze europiane në korrikun e vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florent Hadergjonaj shënoi një gol të bukur për të barazuar…