Izraeli akuzon Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë

05 prill 2022 | 18:45

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, ka dënuar “fuqishëm” “krimet e luftës” të Rusisë në Ukrainë në një deklaratë që intensifikon kritikat e Izraelit ndaj Rusisë që nga agresioni në Ukrainë.

“Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kryen krime lufte kundër një popullsie civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte”, tha ai.

Më herët sot, kryeministri izraelit, Naftali Bennett, dënoi vrasjen e civilëve të dokumentuar në Bucha, por nuk i mbajti përgjegjëse forcat ruse.

Bennett tha gjatë një konference për shtyp se “Jemi të tronditur nga pamjet e tmerrshme në Bucha – skena të tmerrshme – dhe i dënojmë ato. Vuajtjet e qytetarëve ukrainas janë të mëdha dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”.

Yaroslav Trofimov i Wall Street Journal thotë se është hera e parë që Izraeli akuzon qartë Rusinë për krime lufte në Ukrainë.

Ndryshe, zyrtarët izraelit kanë diskutuar disa herë me Vladimir Putinin në lidhje me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedes-Benz Group do të vendosë më shumë se pesë mijë…