Izraeli heq maskat edhe në ambientet e mbyllura

15 qershor 2021 | 15:40

Izraelitët nuk do të mbajnë më maska në ambientet e  mbyllura, një prej masave të fundit në fuqi në shtetin hebre në kuadër të luftës kundër pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Chezy Levy, ka thënë se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme duke filluar nga 15 qershori.

Por, personat e pavaksinuar, punonjësit që punojnë në azile dhe në institucionet shëndetësore do tu kërkohet ende të mbajnë maska. Kjo, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit me Covid-19.

Gjithashtu udhëtarët do të jenë të detyruar të mbajnë maska.

Izraeli ka regjistruar 25 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit,  me vetëm 0.01 për qind  të testeve që rezultuan pozitive, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga të gjithë të infektuarit, 29 ishin në gjendje të rëndë. Ndërkohë numri i përgjithshëm  i viktimave nga Covidi është 6 428.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria dhe Portugalia takohen në Grupin F në kuadër të…