Izraeli kryen sulme ajrore në Jemen, vret 46 persona

12 shtator 2025 | 08:23

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite të kësaj jave kundër rebelëve Houthi është rritur në 46.

Dy javë pas një operacioni të paprecedentë që vrau 12 udhëheqës rebelë, Izraeli tha të mërkurën se kishte sulmuar “objektiva ushtarake” të Houthi-t në kryeqytetin jemenas Sanaa dhe në provincën veriore të Jawf, shkruan Reuters.

Sulmet lanë 46 të vdekur dhe 165 të plagosur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Houthi-t, Anees Alasbahi, duke shtuar se ky numër nuk ishte përfundimtar.

Numri i mëparshëm ishte 35 të vdekur dhe 131 të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia i kërkoi të enjten Polonisë të rihapë kufirin e…