Izraeli mban zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm

24 dhjetor 2018 | 17:48

Izraeli do të mbajë në muajin prill zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, ka njoftuar zëdhënësi i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, pasi anëtarët e koalicionit qeverisës janë takuar për të diskutuar rreth dallimeve për legjislacionin.

“Koalicioni qeverisës vendosën njëzëri të shpërndajnë parlamentin dhe të shkojnë në zgjedhje të reja në fillim të prillit” ka shkruar zëdhënësi i Netanyahut në llogarinë e vet në “Twitter”, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Netanjahu, tani në mandatin e tij të katërt si kryeministër, ka qeverisur me një shumicë prej 61 vendesh në Parlamentin 120-anëtarësh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësueses A, Arbër Zeneli që është shpallur nga…