Izraeli mbyll shkollat dhe ndalon grumbullimet pas raketave nga Irani

01 mars 2026 | 08:10

Izraeli ka ndaluar grumbullimet publike, ka mbyllur shkollat dhe vendet e punës, si dhe ka zhvendosur pacientët e spitaleve në hapësira nëntokësore më 28 shkurt, pasi Teherani lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për një sulm të përbashkët amerikano-izraelit kundër Iranit, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin, duke paralajmëruar qytetarët për sulme me raketa dhe dronë nga Irani.

Ushtria u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet emergjente, ndërsa njoftoi se dhjetëra mijëra rezervistë janë thirrur për shërbim, përfshirë edhe për të forcuar kufijtë tokësorë të vendit.

Policia ka apeluar që të shmanget udhëtimi i panevojshëm, në mënyrë që automjetet e sigurisë dhe të emergjencës të mund të lëvizin lirshëm.

Ambasada e ShBA-së në Jerusalem u ka këshilluar punonjësve të saj që të strehohen në vend, raportoi Reuters.

Ndërkohë, njerëz janë parë duke nxituar për të blerë ushqime dhe për të tërhequr para, teksa shpërthimet nga kapja e raketave jehonin nëpër qytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara thanë më 28 shkurt se nisën sulme…