Izraeli nis “operacionin” në Gaza, Netanyahu: Jemi gati për bisedime paqeje me Hamasin

18 maj 2025 | 19:33

Izraeli tha se kishte filluar “operacione të gjera tokësore” në Gaza si pjesë e një fushate të zgjeruar për të kontrolluar pjesë të mëdha të Rripit.

Njoftimi të dielën erdhi disa orë pasi Benjamin Netanyahu sinjalizoi se Izraeli ishte i hapur për një marrëveshje me Hamasin që përfshinte “përfundimin e luftimeve” në territorin e baniar palestinez.

Ushtria tha se gjatë ditës së kaluar, trupat kishin “filluar operacione të gjera tokësore në të gjithë Rripin verior dhe jugor të Gazës”, duke shtuar se ata kishin “eliminuar dhjetëra terroristë, kishin çmontuar infrastrukturën terroriste… dhe aktualisht janë duke u vendosur në pozicione kyçe”.

Tanket dhe automjetet e blinduara u zhvendosën në qytetet kryesore në Gaza të premten, ndërsa Izraeli rriti fushatën e tij për të liruar pengjet dhe për të mposhtur Hamasin.

Por, ndërsa Netanyu, kryeministri i Izraelit, konfirmoi se forcat tokësore po përparonin të dielën, negociatorët e tij po hynin gjithashtu në bisedime indirekte me Hamasin në Katar.

Në një deklaratë të dielën, zyra e Netanyahut tha se “ekipi negociator në Doha po punon për të shfrytëzuar çdo mundësi për një marrëveshje – qoftë sipas kornizës Witkoff apo si pjesë e përfundimit të luftimeve”, duke iu referuar Steve Witkoff, të dërguarit të SHBA-së në Lindjen e Mesme i cili ka qenë i përfshirë në diskutimet e mëparshme.

Një marrëveshje e tillë, sipas deklaratës së Netanyahut, “do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve, dëbimin e terroristëve të Hamasit dhe çarmatimin e Rripit të Gazës”.

Komentet e Netanyahu të dielën përfaqësojnë një kthesë 180 gradë pasi ai premtoi javën e kaluar: “Nuk do të ketë asnjë mënyrë që ne ta ndalojmë luftën”.

Izraeli është vënë nën presion nga SHBA-të, me Donald Trump, presidentin e SHBA-së, dhe Marco Rubio, Sekretarin e Shtetit, të dy duke ngritur shqetësime se banorët e Gazës po përballen me urinë nën bombardimet e pamëshirshme të përsëritura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e djeshme, RTE News njoftoi se një incident ndodhi…