Izraeli nuk raporton asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

24 prill 2021 | 11:04

Për herë të parë në 10 muaj, Izraeli nuk ka shënuar asnjë viktimë nga Covid në 24 orë. Vendi ka regjistruar  6,346 viktima që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

Qeveria izraelite filloi lehtësimin e masave muajin e kaluar, pasi vaksinat filluan të shpërndaheshin  gjerësisht në vend. Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, madje të enjten, vendi shënoi një moment histori  duke vaksinuar 5 milion banorë.

118169186_optimised-vaccine_doses_per100_countries_rate23apr-nc-1280x1000.png

Ministria e shëndetësisë tha se më shumë se 53% e popullsisë së vendit rreth nëntë milion persona kanë marrë të dyja dozat.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor dhe qytetarët izraelitë. Së bashku ne po zhdukim koronavirusin,” tha të premten Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein.

Javën e kaluar Eyal Leshem, një drejtor në spitalin më të madh të Izraelit, tha se vendi mund të jetë afër arritjes së “imunitetit të tufës”. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë vlerësuar se të paktën 65% -70% së një popullate  duhet të vaksinohet para se të arrihet imuniteti i tufës.

118056278_cases_vs_mobility-1.jpg

Izraeli nisi fushatën e tij të vaksinimit dhjetorin e kaluar dhe që nga ajo kohë ka udhëhequr gazën globale të vaksinimit në botë. Vendi ka miratuar për përdorim Pfizer dhe BioNTech. Në shkurt, ministria shëndetësisë e Izraelit tha se studimet zbuluan se rreziku i sëmundjes nga virusi kishte rënë me  95.8% te personat që kanë marrë të dyja dozat.

Vendi po përgatitet të fillojë vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të miratojë përdorimin e vaksinave për fëmijët. Por ndërsa Izraeli ka përparuar me programin e tij të vaksinimit, territoret palestineze kanë mbetur prapa .

Në mars, palestinezët morën dërgesën e parë të  60,000 doza vaksinash nga Covax.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 11 ditësh pezullim, rregullatorë shëndetësorë amerikanë kanë hequr dorë…