Izraeli: Raketat iraniane kanë rreze për të goditur Romën, Parisin dhe Berlinin
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se Irani ka lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi, duke paralajmëruar për një kërcënim në rritje ndaj rajoneve përtej Lindjes së Mesme.
Sipas IDF, raketat e përdorura mund të arrijnë deri në 4,000 kilometra, një distancë që potencialisht vendos në rrezik dhjetëra vende në Evropë, Azi dhe Afrikë. Deklarata i referohet sulmit të fundit ndaj bazës së përbashkët SHBA–Mbretëri e Bashkuar në Diego Garcia, ku dy raketa u lëshuan, por asnjëra nuk arriti objektivin.
Ushtria izraelite theksoi se Irani më parë kishte mohuar zhvillimin e raketave me këtë rreze veprimi, duke e cilësuar tani vendin si një “kërcënim global”, me aftësi për të goditur edhe qytete si Londra, Parisi apo Berlini.
Megjithatë, ekspertët mbeten të kujdesshëm. Analiza ndërkombëtare thekson se ende nuk ka prova përfundimtare mbi aftësinë e Iranit për të goditur objektiva kaq të largëta, pavarësisht përpjekjes së fundit që shënon një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit.



