Izraeli shënon tetë raste me variantin indian të koronavirusit

20 prill 2021 | 11:22

Izraeli ka njoftuar se ka shënuar tetë raste me një variant të koronavirusit të identifikuar së pari në Indi.

Autoritetet izraelite besojnë se vaksina e Pfizer/BioNTech është të paktën pjesërisht efektive kundër këtij varianti.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se shtatë raste me këtë variant janë regjistruar te personat që kishin arritur në Izrael nga vendet tjera.

“Ekziston përshtypja se vaksina e ‘Pfizer’ ka efikasitet të reduktuar ndaj këtij varianti”, i ka thënë drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Hezi Levy, radios publike “Kan”.

Ministria nuk iu përgjigj një kërkese të “Reuters” për më shumë detaje mbi kërkimet e variantin indian.

Britania e Madhe dhe Irlanda gjithashtu kanë thënë se po zhvillojnë hulumtime për variantin e ri, pasi e zbuluan atë brenda kufijve të tyre.

Izraeli, popullsia e të cilit është 9.3 milionë, ka vaksinuar plotësisht rreth 81 për qind të qytetarëve ose banorëve mbi moshën 16 vjeç. Infeksionet me Covid-19 dhe shtrimet në spital kanë shënuar rënie të shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin…