
Izraeli sulmon bazën ushtarake të Teheranit
16 qershor 2025
| 16:28
Në Teheran janë dëgjuar shpërthime të forta këtë të hënë.
Sipas raportimeve të “BBC:-së, në mediat sociale iraniane shfaqet tymi, duke treguar se malet aty pranë janë në shënjestër.
Mediet iraniane kanë raportuar se mbrojtja ajrore e qytetit është aktivizuar në Teheranin perëndimor, ndërsa agjencia e lajmeve “Fars”, e lidhur me IRGC-në, ka thënë se Izraeli ka në shënjestër një bazë ushtarake në zonë.